Shumë e më shumë qytetarë në Maqedoni po e lënë duhanin, ja përse?

Në Maqedoni çdo ditë e më shumë bie numri i personave që konsumojnë duhan. Mesatarisht në ditë pihen 18 ose 19 cigare, ndërsa konsumimi i cigare në katër vitet e fundti në Maqedoni ka ulje të vazhdueshme prej 2 deri në 4 për qind.

Kiril Veliçkovski, drejtor në Imperial Tobako për tregun e Maqedonisë, Shqipërise dhe Kosovës në vitin 2017 ka pasur rritje të prodhimtarise për 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për momentin Imperial Tobako Tutunski Kombinat Skopje, prodhon gjithsejt 6 brende të cigareve ndër të cilat lider në tregun e Maqedonisë është Rodeo. Si arsye bazë e këtij epilogu janë edhe kriza ekonomike, ndryshii i çmimeve, aspekti shëndetësor, ndërsa kohëve të fundit edhe ndalesa ligjore për konsum të duhanit në ambiente të mbyllura. (Flaka)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu