Shumica e zjarreve në pyje, të cilat janë rritur në të gjithë botën kohët e fundit për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, janë të shkaktuara nga njerëzit.
Ekspertja shkencore pranë Organizatës Botërore të Meteorologjisë Sara Basart deklaroi se numri në rritje i zjarreve në pyje çdo vit është një shenjë se qeveritë duhet të mobilizojnë burimet për të zvogëluar këtë rrezik.
“Zjarret ndonjëherë ndodhin për shkak të intervenimit njerëzor dhe ndonjëherë për shkak të ndezjes, por shumica e rasteve shkaktohen nga njerëzit. Strategjitë e zjarrfikjes së vendeve dhe rajoneve janë thelbësore për uljen e rrezikut të përhapjes së këtyre zjarreve”, shtoi Basart.
Ajo vuri në dukje gjithashtu se zgjerimi i thatësirave dhe valëve të nxehtësisë të lidhura me ndryshimet klimatike rrit rrezikun e zjarreve në pyje.