Si dështoi mbrëmë Bushati të sqaronte shqiptarët për faljen e detit (VIDEO)

Ditmir Bushati, personi që do të hedhë firmën mbi marrëveshjen e detit me Greqinë u përpoq mbrëmë t’i dilte para irritimit të shqiptarëve në lidhje me faljen e 12 miljeve det ndaj shtetit helen.

Ai shkoi në mënyrë urgjente në “Opinion”, një intervistë e reklamuar edhe nga vetë kryeministri Rama, duke thënë se do të tregonte të vërtetat.

Në fakt, nëse e dëgjon intervistën e shkurtër të Bushatit më vëmendje nga fillimi deri në fund, në asnjë rast ai nuk ka mohuar deklaratën e homologut të tij grek se Shqipëria kishte pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje, shkruan Albeu.com.

Në fjalën e tij, edhe pse u pyet disa herë nga Fevziu, Bushati nuk tha “JO nuk ekziston një gjë e tillë, që ne të kemi pranuar zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje”, por tha: “Ne do të bëjmë një marrëveshje tjetër nga ajo që kishte bërë Basha dhe Berisha. Marrëveshja nuk do të jetë me parimin e barazlargësisë, por sipas parimit të barazlargësisë e axhustuar në përputhje me gjeografinë dhe karakteristikat që kanë të dyja vende”.

Pra, Ditmir Bushati pranon se marrëveshja me Greqinë do të jetë në të njëjtat linja me ato të bëra në vitin 2009, por duke bërë disa rregullime sa i përket pikave skajore që do të njohin shtetet.

Në këtë mënyrë, pavarësisht se u përpoq të shuante zjarrin, realisht Bushati ka shtuar edhe më tepër konfuzionin për çështjen në fjalë ku përballë është një shtetar i lartë i një shteti tjetër që thotë që u morëm shqiptarëve 12 miljë det dhe homologu i tij shqiptar nuk e mohon një deklaratë të tillë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu