Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se Edi Rama ka nisur që tani punën për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme, duke zbritur në terren inspektorët e zonave. Berisha tha se zgjedhjet nuk do të vidhen më, për shkak se e gjithë opozita do të jetë në këmbë për garantimin e votave.
Sa i takon sistemit të drejtësisë, Berisha akuzoi se po vepron shumë me vonesë, dhe se e gjithë qeveria e Ramës është përlyer ne aferën e inceneratorëve.
Si do të arrini që të rrëzoni Ramën kur keni drejtësinë kundër, a keni besim se do të ketë zgjedhje të lira?
Berisha: Revolta, drejtësia dhe shteti ligjor, janë mekanizma institucionale, kushtetues më efikas për parandalimin e revoltave. Asgjë nuk nxit revoltën më shumë sesa bllokimi i drejtësisë, këtë po e bën Edi Rama nuk po e bën opozita.
Populli kërkon ndëshkimin e Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij me firma dhe me dokumente. Nuk ka më opozitë që të mbyllë sytë përpara këtyre akteve, është e vonuar, ka persona që kanë bërë 289 statuse për aferën e djegësave. Për këtë qeveria do të japë llogari përpara qytetarëve.
Që tani inspektorët e zonave kanë nisur fushatën elektorale, por po bën një reagim fatal, është shpallur armik për votën. Ai le të vazhdojë, dhe ne të vazhdojmë me mënyrat tona.