Edi Rama ka filluar seriozisht t’a konsiderojë veten si baba të kombit shqiptar duke i dhënë mend politikanëve shqiptarë për gjëra të rendësishme që ndodhin në territorin që ata administrojnë në Kosovë apo Maqedoni, por duket se kësaj radhe i ka hasur sharra në gozhdë.
“Problemi i demarkacionit në Kosovës është i shpikur nga politikanët dhe është një padrejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj edhe kam reaguar sa herë më është dhënë mundësia”., – tha ai mbrëmë gjatë intervistës.
Ndërkohë që gjatë intervistës së mbrëmshme në Klan Kosova ai fajësonte politikanët e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale, merr një përgjigje therëse nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll. RH”., – shkroi Haradinaj në Facebook.










