Si e festuan Vitin e Ri, emigrantët (VIDEO)

Nura Ajshe për këtë vit ka një dëshirë: të bashkohet me familjen e saj në Alepo të Sirisë. Ajo tash e 10 muaj është banore e kampit të improvizuar në Tabanoc.

‘’Jo nuk e festoj vitin e ri, por kam një dëshirë të kthehem në vendlindje. Unë vij nga Alepoja e Sirisë. Në kamp i kemi të gjitha kushtet dhe jemi shumë të kënaqur’’, tha ajo.

Koordinatori i kampit në Tabanoc, Goran Stojanovski theksoi se me rastin e ndërrimit të moteve, kanë organizuar një ngjarje kulturore dhe se kanë shpërndarë edhe dhurata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu