Presidenca e Donald Trump është përcaktuar nga dy fakte kryesore: shpërfillja e normave politike dhe dy fajësime historike. Trump kërkoi të përdorte me qëllim politikën e brendshme dhe të jashtme, duke ndryshuar rrënjësisht rolin e Amerikës në botë.
Dhe ai ndërpreu status quo-në në Uashington, duke ri-kalibruar rolin e qeverisë federale në jetën e përditshme amerikane përkohësisht dhe për një efekt afatgjatë.
Disa nga vendimet më domethënëse të Trump, siç janë emërimet gjyqësore, do të diktojnë përbërjen ideologjike të gjykatave për dekada. Gjithashtu imigracioni dhe politikat e sigurisë kufitare, në formën e një muri kufitar SHBA-Meksikë, ka të ngjarë të mbetet e gdhendur në peizazhin e Amerikës edhe pas presidencës së tij. Veprime të tjera, mund të zhbëhen përmes procesit rregullator ose sapo Joe Biden të marrë presidencën.
Por veprimet e Donald Trump do të kenë një ndikim të gjatë në jetën amerikane, duke filluar nga puna, te shkollat edhe deri te llojet e llambave që mund të blejnë. Më poshtë janë disa nga mënyrat më domethënëse që politikat dhe veprimet e Trump ndryshuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.









