“Si ia del të jetosh me prindërit e Olsit?”, Egli Tako i përgjigjet ndjekësit

Olsi Bylyku dhe Egli Tako, një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it, marrin gjithmonë vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku ka zbuluar më shumë detaje nga jeta personale, ndërsa ka zbuluar raportin me prindërit e Olsit.

“Si ia del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit? Po të mbash marrëdhënien me të. Të lutem cili është sekreti. Ke durim ti?,” e pyet ndjekësi.

“Unë nuk shquhem për natyrën e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,” shkroi ajo.

Ndërkohë, ajo i është përgjigjur interesit të ndjekësve dhe sa i përket Olsit, pasi është vënë re që ata nuk postojnë kaq shpesh si më parë. “Olsi po xhiron filmin e tij të ri, punë kolosale. Ndaj nuk po kalojmë shumë kohë bashkë. Faleminderit që interesoheni,” ka shkruar Egli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu