Si ishte ndarë Shqipëria nën Perandorinë Osmane?

Trojet shqiptare atë kohe kanë qenë të ndara në katër vilajete, ose krahina: Ajo e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit dhe e Janinës – në një shtet vetëqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane.

Shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit.

Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore.

Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare, pra 4 vilajetet që përmendëm më sipër.

Së dyti, organizoi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu