Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi prej disa muajsh ka marrë drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë ushtrimit të detyrës së tij në Kuvend, ajo që ka rënë më shumë në sy është “ndëshkimi” i Berishës.
Por si rrallë herë më parë, Ruçi i kërkon falje Berishës për zhvillimet e fundit në Kuvend duke deklaruar se ishte i gabuar ndërhyrja e gardës.
“Z. Berisha ishte në të drejtën e tij që të merrte fjalën. Prandaj, kur kërkova ndjesë, ishte edhe ky moment i vetmi gabim i ndërhyrjes së shërbimit të Gardës, momenti që z. Berisha u ngrit”- ka deklaruar Ruçi në një intervistë në “Top Story”.
Pjesë nga intervista
Z. Ruçi, si i përjetuat ato orë në sallën e Kuvendit?
Sigurisht, ashtu siç i ka përjetuar, mendoj unë, i gjithë publiku shqiptar, aq më tepër që unë jam përgjegjësi kryesor. Meqë jam nga deputetët më të vjetër në atë sallë, kanë ndodhur shumë gjëra në këto 27 vjet, por 3 apo 4 gjëra nuk kanë ndodhur.
E para, nuk ka ndodhur që të bëhen tubime para sallës së Kuvendit dhe asnjë tubim i derisotëm nuk ka pasur arsye që protestuesit apo drejtuesit e tubimit të hyjnë në sallën e Kuvendit. Kjo është shumë e trishtueshme.
E dyta, gjatë gjithë kohës ka pasur debate të nxehta, debate politike të polarizuara dhe do të ketë të tilla sepse janë normale, në shumë Parlamente ka.
Por nuk ka ndodhur, në memorien time në 27 vjet, që të jetë sulmuar me mjete të kësaj forme, siç është sulmuar kësaj radhe, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni të ardhshëm elektoral me LSI-së, në varësi sipas tij me mënyrën se si do të bëjë opozitë dhe rezultatet që do ketë. salla e Parlamentit.
E treta, në asnjë rast, pavarësisht nga kontestimet që ka pasur, qoftë kur kemi qenë ne në opozitë, kemi bërë shfaqje të tilla në Parlament, por jo të kësaj natyre, nuk është cenuar integriteti dhe nuk është sulmuar fizikisht kabineti qeveritar duke pasur parasysh që Rregullorja e Parlamentit e ndalon atë në mënyrë të rreptë dhe të prerë.
E katërta, nuk ka ndodhur në sallën e Parlamentit që trysnia dhe lufta fizike e deputetëve të caktuar të ketë qenë për t’u privuar të drejtën kolegëve të tyre që, pavarësisht se janë kundërshtarë politikë, për t’iu rrëmbyer nga vendqëndrimi i tyre kartat elektronike e për të mos ushtruar funksionin e tyre të deputetit.
Këto janë shumë të trishtueshme për çdo qytetar të këtij vendi, për çdo parlamentar të këtij vendi dhe aq më tepër, për çdo drejtues të Kuvendit. Unë kërkova para disa ditësh edhe ndjesë publike publikut shqiptar.
Ndjesa juaj për ngjarjet e asaj të hëne përfshin edhe përdorimin e forcës fizike kundër deputetit Sali Berisha?
Absolutisht, edhe këtë po. Pse e them absolutisht? Dua ta sqaroj edhe për publikun këtë çështje. Nuk kishte asnjë arsye në atë moment, sigurisht, Garda ka detyrat e saj të përcaktuara në rregullore se si, kur dhe pse ndërhyn dhe për atë punë është.
Kjo nuk është një sajesë shqiptare, por e ka çdo Parlament. Cili ishte gabimi i saj? Gabimi i saj ishte se, nuk ishte ai moment dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri që Z. Berisha mori fjalën dhe mbi të gjitha, që nuk e mori fjalën vetë, por ia dhashë unë. Z. Berisha e ka kërkuar fjalën në të njëjtën kohë më Z. Balla.
Sigurisht, që unë ia kisha dhënë fjalën Z. Balla dhe i kam thënë Z. Berisha, menjëherë për procedurë, menjëherë sa të mbarojë Z. Balla, fjala e keni ju. Z. Berisha ishte në të drejtën e tij që të merrte fjalën.
Prandaj, kur kërkova ndjesë, ishte edhe ky moment i vetmi gabim i ndërhyrjes së shërbimit të Gardës, momenti që z. Berisha u ngrit. /albeu.com/










