Si mund të vendosësh diçka që nuk mvaret prej teje!Kujt ia dedikoi këtë mesazh?!

Absurde është gjoja të vendosish mbi diçka që asnjëherë nuk është varur prej teje dhe tashmë është vendosur nga vendimtarët”, ka shkruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi në profilin e tij në Facebook, duke thumbuar Aleancën për Shqiptarët, lidhur me qëndrimet e saj rreth Qeverisë dhe ministrisë së shëndetësisë.

Deputeti Grubi me këtë ka lënë të nënkuptohet se ASH nuk është ajo që vendos për Qeverinë. Ai javën e kaluar paralajmëroi se të hënën ministrat do të votohen në Kuvend, duke përmendur edhe emrin e Arbër Ademit si zv/ministër i arsimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu