Gazetari Ognen Çançareviq bëri një incident të vogël gjatë pranim-dorëzimit të funksionit të kryeministrit. Gazetari nga pakujdesia ka thyer disa gota që ishin vendosur në një pjesë të kabinetit të kryeministrisë. E nga kjo kanë reaguar Zoran Zaev dhe kryeministri i larguar Emil Dimitriev.










