Cili nga këto katër skenarët e mundshën do të jetë, qeveri e VMRO-DPMNE-së me partitë shqiptare, qeveri e LSDM-së me partitë shqiptare, qeveri ekspertësh apo qeveri e koncentruar nga të gjithë partitë qe kanë mandate të fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit?…Një gjë është e sigurtë, partitë shqiptare si asnjëherë më parë, kanë një rast të favorshëm për t’i kushtëzuar partitë maqedono, cilado qoftë mandatare e qeverisë së ardhëshme për çështjet shtetërore (siç janë zhvillimi ekonomik, integrimi në BE dhe NATO, departizimi i gjyqësorit) dhe çështjet kombëtare shqiptare (siç janë gjuha shqipe, ndarja proporcionale e buxhetit, barazia para ligjit).
Për këtë më se i nevojshëm është koalicionimi i të gjithë partive shqiptare, tani është koha që ne të shohim liderë të vërtetë që do të marrin përgjegjësi, sepse nuk kanë rrugë-dalje tjetër. Është koha të zgjidhen disa çështje të mëdha./ina