Si u punësuan 38 shqiptarë në librat amë falë Faton Fazliut nga AAA

Në drejtorinë e librave amë në Maqedoninë e Veriut, me të cilën udhëheq Faton Fazliu nga Alternativa, para disa ditësh u punësuan 38 shqiptarë. Por si ia doli Fazliu të këmbëngul në këtë mision për të punësuar shqiptarët në një ofansivë qeveritare për punësime etnike maqedonase.

Burime për Top24 jozyrtarish kanë bërë të ditur që Faton Fazliu para se të merte këtë detyre ka kërkuar ish kryetarit të partisë aktualisht kryeparlamentarit Gashi që ti qëndrojnë pas, po të njejtën kërkesë Fazliu ia kishte paraqitur edhe kryetarit Zeqirja Ibraimi nga ku edhe ka marrë garanca se do të këtë mbështetje të plotë. Burimi i njejtë më tej konfirmon për një përplasje mes qeverisë dhe Fazliut ku ky i fundit ka kërcënuar se nëse nuk pranohen 38 shqiptarët do ta mbyll konkursin dhe do të largohet nga detyra. VLEN me shumë pompozitet promovoi këto punësime duke mos përmendur aspak se kush qëndron pas kësaj sakrifice dhe se si Faton Fazliu nuk lejoi të nëpërkëmbet si drejtor gjenar duke treguar parimet dhe vijat e kuqe.

“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë opinionin publik se, për herë të parë pas shumë dekadash, 38 shqiptarë kanë nisur punë në sektorin e librave amë i cili është një hap i madh drejt barazisë, përfaqësimit të dinjitetshëm dhe integrimit real institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, thuhej në njoftimin e VLEN-it./top24

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu