Si u zhduk dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit

Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit vite më parë ishte zhdukur nga arkivat e Maqedonisë dhe askush nuk mbante përgjegjësi për këtë.

Dokumenti, i cili i dha fund konfliktit të dhunshëm, mes etnisë shqiptare dhe maqedonase në vitin 2001, gjatë kohë nuk ekzistonte as në dokumentacionin e Presidentit të Maqedonisë dhe as në Arkivat Shtetërore. Kur origjinali i dokumentit, i cili ishte i shkruar në gjuhën angleze, sipas ligjeve të arkivimit në Maqedoni duhej të ishte nën kujdesin e Arkivave të Shtetit. Por Arkivi Shtetëror i Maqedonisë ka njoftuar se nuk i është dorëzuar dokumenti origjinal i Marrëveshjes. përcjell INA.

Por tek në vitin 2021, rreth 20 vite më pas, ky dokument është zbuluar dhe atëkohë nga ana e zëvëndëskryeministrit dhe ministrit për bashkësi etnike dhe sistem politik, Artan Grubi, i është dorëzuar Arkivit Shtetëror, me ç’rast drejtori i asaj kohe, Emil Krsteski nënshkroi procesverbalin e pranim-dorëzimit.

Në dokumentin origjinal të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë të vendosura edhe nënshkrimet origjinale të ish-kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish- liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i mëparshëm, Lubço Gjeorgjievski, dhe të kryetarëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar kishin vendosur edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu