Në një shkrim në Facebook, Bajrami thekson se në skenë politike do të mbesin vetëm dy parti, Lëvizja Vetëvendosje dhe një tjetër.Por, sipas tij, edhe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë partia e tretë në vend do të jetë sikur LSI-ja në Shqipëri.
“Kosova dalëngadalë po bëhet si Amerika(!) Në skenë vetëm dy parti politike: Vetëvendosje, dhe aty-këtu ndonjë tjetër. E nëse eventualisht mbijeton ndonjë e tretë, ka me qenë si LSI-ja në Shqipëri, apo MHP-ja në Turqi. Sa për dekor e sa për numra. Asgjë më shumë!”, ka shkruar Bajrami.









