Pjesëmarja e Imer Selmanit në tubimin e Stevo Pendarovksit dhe kërkimi i tij nga shqiptarët votë për të, për Arsim Sinanin është e turpshme pasi Imer Selami është një filomaqedon i dëshmuar që shet lëkurën e shqiptarit për dy grosh.
“Imer Selmani e paska mbështet publikisht Stevo Pendarovskin, për mua asgjë e re, një filomaqedon i dëshmuar që është i gatshëm ta shes lëkurën e shqiptarit për dy grosh. Republika e Shqipërisë urgjentisht tia merr titullin konzull nderi pasi me protokolle një diplomat nuk merr pjesë në fushata elektorale dhe për arsye tjera etike. Imer Selmani me këtë veprim ia ngriti vetes lapidarin e turpit” ka shkruar Sinani
Ndryshe sot është dita e tretë e fushatës zgjedhore në Maqedoni ku garojnë tre kandidat një shqiptarë dhe dy maqedonas.
Në vazhdim mund ta ndiqni videon e fjalimit të Imer Selmanit në konventën promovuese të kandidatit nga rradhët e LSDM, Stevo Pendarovski.
Video: