Sinani: Një makinë e zezë kërcënoi Ahmetin, Sherifi: “Topi”, sërish tek BDI-ja

Në emisionin e sotëm Top Show është duke u diskutuar për situatën paszgjedhorë në Maqedoni. Të ftuar janë Artan Grubi, shef i Kabinetit të Ali Ahmetit; Xhelil Bajrami- ish ministër në qeverinë maqedonase, Idaver Sherifi, drejtor i Albeu.com si edhe analistët Mentor Nazarko dhe Adri Nurellari .

Artan Grubi tha se u tentua një konflikt brenda etnik dhe ndëretknik me në qendër shqiptarët, por ata sipas tij arritën ta lexonin qartë situatën duke mos u bërë pjesë e lojërave.

Grubi theksoi u vlerësua se nuk mund të prodhohej një shumicë e re parlamentare me Gruevskin, ndërkohë që brenda BDI-së po diskutohet për jetësimin e platformës së kësaj partie, shkruan Albeu.com.

“Gruevski është djegur mandatimi i Gruevskit, por leximi i sotëm i Presidentit Ivanov mund ta risjellë atë në skenë. Ne kemi pesë alternativa si parti. Të futemi në koalicion me Gruevskin, të futemi me LSDM-në, të dalim në opozitë, të bëjmë një qeveri me bazë të gjerë ose të shkojmë në zgjedhje të reja”., – tha ai.

Analisti Arsim Sinani deklaroi se BDI e ka të vështirë të shkëputet nga Gruevski.

“Ju nuk e njihnit Presidentin Ivanov, ndërkohë që sot BDI shkoi atje duke legjitimuar atë. Unë e kuptoj që BDI e ka të vështirë që të shkëputeni nga VMRO-ja”.,- tha Arsim Sinani duke shtuar se Ali Ahmeti gaboi duke ia lënë në dorë VMRO-së drejtimin e seancës së parë plenare dhe jo deputetit të saj, i cili edhe ishte më i vjetri, ç’ka do të shmangte lojërat e sotme, përcjell Albeu.com.

Sipas tij, në orën 9.30 të natës së 29 janarit, një makinë diplomatike solli një “mesazh” për Ali Ahmetin duke e detyruar kështu që të hiqte dorë nga marrëveshja me Gruevskin.

Ndërkohë Idaver Sherifi, drejtori i Albeu.com tha se me veprimin e sotëm duke mos mandatuar asnjë parti politike për të bërë qeverinë, Presidenti Ivanov rifuti në lojë BDI-në me qëllim mos eleminimin nga gara të VMRO-së për të bërë qeverinë. Sipas tij, është sërish BDI-ja ajo që duhet të zgjedhë mes Zaevit dhe Gruevskit.

“Me vendimin e sotëm, Ivanov ia riktheu atë “bombëm” sërish në dorë të Ahmetit”., theksoi ai.

Mentor Nazarko tha se Presidenti Ivanov po ia jep shancin dy herë Gruevskit për të bërë qeverinë. Një herë para konstituimit të parlamentit dhe herën tjetër pas kontituimit.

Adri Nurellari deklaroi nga ana tjetër se BDI-ja nuk mund të vijojë më të bashkëjetojë me Gruevskin pasi kjo do të bëjë që të dëmtohet në zgjedhjet e ardhshme lokale në Pranverë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu