Sinani: Sonte Gruevski përshëndetet nga pushteti

Maqedonia do të përcaktojë sot të ardhmen e saj politike. Orët e mbrëmjes pritet të nxjerrin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, i cili pritet ti japë fund një krize të stërgjatur politike që ka shoqëruar vendin.

Në një intervistë për Ora News, analisti Arsim Sinani thotë se rezultatet do të jenë befasuese për pushtetin aktual, dhe se Gruevski sonte do të përshëndetet përfundimisht nga pushteti.Sinani: Ky pushtet është në rënie e sipër dhe sot e ka ditën e fundit. Kuptohet që do të bëjë përpjekje të manipulojë zgjedhjet.

E shoh si proces interesant që sonte në orën 20:00 do të jetë me rezultate befasuese sa i përket pushtetit aktual.Nga pala shqiptare ka pak parregullësi, topi është në anën e maqedonasve këtë herë.

Në anën e shqiptarëve besoj se do të kenë një votë ndëshkuese për dy partitë më të mëdha shqiptare.

Qytetarët dëshirojnë të ndëshkojnë sespe mirëqënia e tyre është shumë e keqe, popullata po detyrohet të emigrojë nga Maqedonia, pushteti është i korrptuar, kemi skandale nga më të ndryshmet, qytetarët nuk kanë punë, shqiptarët nuk kanë prosperitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu