Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vazhdon të insistojë në avancimin e të drejtave të anëtarëve të saj. Kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov edhe një herë kujtoi ministrin e Arsimit, Arbër Ademi se punonjësit në arsim meritojnë paga shumë më të larta krahasuar me rritjen prej 5 % që nisi të zbatohet prej shtatorit të vitit të kaluar. Ndërkohë që rritje tjetër prej 5 % pritet të zbatohet edhe prej shtatorit të këtij viti.
Në takimin me ministrin e Arsimit, Arbër Ademi mori pjesë edhe drejtoresha e Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit. Mes tjerash, ajo tha se pagat e mësimdhënësve zënë vend të posaçëm sa i përket arsimit cilësor fillor, të mesëm dhe të lartë.
Ministri Ademi ndonëse nuk tregoi nëse do ti pranojë kërkesat e Sindikatës tha se kanë synime të njëjta respektivisht përmirësimin e kushteve për punonjësit në arsim, nxënësit dhe studentët.
VIDEO:










