“Ja po dërgojmë porosi, fuqishëm jemi të bindur se duhet të na thonë se sa do të jetë shuma që punëtori do ta marr. Mjaft me përqindje, mjaft me formula, pagë minimale me mesatare, me pikë, me koeficintë, me metodologji, ne këtë nuk e kuptojmë… kuptojmë nëse na thonë se ju nga shtatori do të keni kaq para dhe t’i pyesim punëtorët a janë të kënaqur ose jo. Sipas kësaj që shohim do të ketë protesta në vend.”-deklaroi Marjan Risteski – KOS.
Kështu reaguan nga sindikatat në lidhje me kërkesën për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, pas takimit të djeshëm me qeverinë, i cili rezultoi pa epilog. Nga Lidhja e sindikatave paralajmërojnë protesta dhe thonë se nëse funksionarët heqin dorë nga pagat e rritura për 78%, secili punëtor do të kishte rritje për 1.500 denarë neto në lloagritë e tyre.
“Ajo për të cilën biseduam dje ishte pikërisht në këtë drejtim, që pagat e tyre të zvogëlohen që t’i japin qytetarëve dhe punëtorëve kontribut pozitiv dhe shembull se ajo që që bënë me Gjykatën Kushtetuese është jonjerzore të rrisin pagat e tyre për 78% kur punëtorëve u janë rritur për zero%. Të kujtoj se nëse zyrtarët nesër heqin dorë nga rritja e pagave secili punëtor do të merrte nga 1.500 denarë neto në llogarinë e tyre, nëse pagat e tyre transferohen në pagat e sektorit publik.”- tha Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska premton se po kërkohet zgjidhje për të rregulluar pagat e funksionarëve të cilat u rritën për 78%. Ndërsa për kërkesën e sindikatave që të ketë rritje për 14% u shpreh e habitur, duke shtuar se ne takimin e djeshëm është folur vetëm për sistem për paga.
“Po kërkojmë zgjidhje sistematike, bashkë me sistemin e pagave planifikojmë ta zgjedhim atë problem.
A do të rriten pagat 14% siç kërkojnë sindikatat?
Unë nuk e di prej nga 14% kur nuk është folur për atë, por është folur për sistem për paga që do t’i konvenojë të gjithëve.”- tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Sindikatat dhe Qeveria dje patën takim por nuk arritën marrëveshje sa i përket rritjes së pagave. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që nga shtatori pagat e punëtorëve të rriten për 14,5% aq sa ishte vjet inflacioni në vend dhe kërkojnë edhe kthimin e pagave të funksionarëve në nivelin që e kishin para se Kushtetuesja tua rrisë për 78%, ndërsa rritja e pagave të jetë e njëjtë për të gjithë.










