Sindroma “Bukuroshja e Fjetur”, këtë vajzë e zuri gjumi në divan dhe nuk është zgjuar për gjashtë muaj

Beth Goodier deri tani duhet të kishte mbaruar universitetin dhe të fillonte trajnimet si psikologe fëmijësh. Me një arritje të mirë të prvimeve, me plot vetëbesim, me një personalitet të hapur ajo ishte një vajzë që i kishte të gjitha për të pasur një të ardhme të ndritur dhe një karrierë të suksesshme.

Por, në ditëlindjen e saj te 17-të, në nëntor para 5 vitesh, Beth ra të filnite dhe nuk u zgjua për rreth gjashtë muaj. Me një llogaritje të saktë ajo flinte 22 orë në ditë, duke u zgjuar për të ngrënë apo pirë diçka si dhe për nevojat personale.
Gjatë kësaj kohe, nëna e saj Janine, ka kalkuluas se vajza e saj flinte 75% të kohës.

Beth tashmë 22 vjeç është një nga 100 të diagnostifikuarit me Kleine-Levin Syndrome (KLS) kjo sindromë në Britani e njohur ndryshe edhe si sindroma “Bukuroshja e Fjetur”.

Por përralla është shumë larg nga realiteti i hidhur që përjetojnë këta të rinj. Ata e humbin dëshirën për jetë, i humbin shpresat pasi që shumicën e ngjarjeve që ndodhin rreth tyre ata e humbin duke fjetur dhe kur zgjohen e i kuptojnë demorlizohen, transmeton InfoShqip.com

Të prekurit nga kjo sindromë janë adoleshentët dhe mosha e mesme.

Momentalisht Beth ndodhet në një periudhë gjumi prej 2 muaj, ku as drogërat, as ilaçet, as zhurma dhe as asgjë tjetër s’mund ta zgjojë.

Nëna e saj ka shprehur shqetësimet se mos vallë ajo ka ndonjë tumor në kokë por kur e kanë çuar në spital gjithçka ka dalur pastër. Edhe gjatë dërgimit në spital e çojnë me karrocë pasi ëshhtë tepër e lodhur për të ecur.

Nëna e saj shpjegon se mund të ndodhë që të ngrihet të rregullohet dhe të del me shoqe por asnjëherë nuk i dihet se kur mund ta zërë gjumi.

Të gjithë presin kur t’i ndizet butoni “on” kësaj vajze./InfoShqip.com

beth beth1

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu