Sipas medias prestigjioze: Amerika i fton 100 shtete demokratike ne samit, por jo edhe Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën

Prestigjiozja amerikane “Politico”, ka publikuar listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figurojnë 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja, raporton Express

Për këtë çështje ka reaguar analisti i çështjeve politike dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi.

Maliqi ka shkruar në Facebook se mospërfshirja e Kosovës në Samitin e Demokracive është sinjal i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe kjo duhet të lexohet si kambanë alarmi.

“Mirëmëngjes popull liridashës. Kjo është sipas një raporti të Politico harta e shteteve në Evropë të cilave SHBA u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive në dhjetor. Mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënive dhe duhet të lexohet si këmbanë alarmi”, ka shkruar Maliqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu