Siria kërcënon Erdoganin: Futi avionët, por t’i rrëzojmë!

Ushtria turke është duke u përgatitur për një ofensive në Sirinë veriore aty ku operojnë forcat kurde të YPG, të cilat cilësohen si terroriste nga Ankaraja zyrtare, por që mbështeten me armë dhe logjistike nga SHBA-të.

Në kuadër të deklaratave dhe akuzave reciproke për mbështetje të terrorizmit, qeveria siriane i është përgjigjur akuzave të Presidentit Erdogan duke thënë se janë gati të rrëzojnë çdo avion turk që do të hyjë në hapësirën e tyre ajrore me bateritë kundër ajrore që i kanë gati, përcjell Albeu.com.

Në territorin e Sirisë operojnë bateritë kundër ajrore S-400 të dërguara nga Rusia.

Ato janë një sistem i avancuar kundër ajror duke përbërë një kërcënim serioz për avionët F-16 të NATO-s, të cilat pritet që Turqia të përdorë për të sulmuar bazat e kurdve në veri të Sirisë.

Deri më tani, Turqia është duke i sulmuar kurdët në këtë zonë me artileri të rëndë, ndërsa tanket janë dërguar në kufi dhe presin urdhri për t’u futur në territorin sirian.

Turqia synon që të ndërpresë të ashtuquajturin “korridori kurd”, i cili fillon nga Iraku u veriut dhe zgjatet deri në detin Mesdhe, në veri të qytetit të Latakias në Siri. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu