Të punësuarit sipas marrëveshjes kornizë do të kenë shans të dytë nëse refuzojnë të shkojnë në punën të cilën do tua caktoj qeveria. Ata pastaj do të futen në transfer listën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike. Por në rast se ata vazhdojnë të refuzojnë përfundimisht do të humbin punën.
“Jemi në përgaditje të listës. Ato që nuk do të pranojnë sipas ligjit do të futen në transferlistëne Ministrisë së shoqërisë informatike, në atë transfer listë do të ofrohet opcioni i dytë, e në qoftë se nuk e pranojnë edhe atë do tu ndërpritet marrëdhënia e punës. Duam që sa më pak të punësuar të kemi në transfer listën, që procesi të përfundon në fazë të parë. Me zgjidhjet e reja ligjore do të definohet koha se sa ato do të mund të qëndrojnë në transferlistë.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i administratës dhe shoqërisë infromatike.
Sistematizimi i të punësuarve sipas MO-së, Grubi: Do të mirret parasysh niveli i shkollimit.
Edhe zv/kryeministri Grubi në emisionin Argument në TVM2 konfirmoi një gjë të tillë. Grubi thksois e janë rreth 1300 të punësuar që presin sistematizimin. Gjatë sistematizimit do të mirren paraysh edhe përgaditja shkollore e të punësuarve.
“Çdo person do ta ketë vendin e punës në institucionin përkatës dhe kjo listë do të paraqitet në qeveri, më pastaj ministria për sistem politik do ju dorëzon vendime të gjithë këtyre personave, të cilët me detyrim e kanë që të paraqiten në vendet e tyre të punës të reja dhe me detyrim institucionet e ka që ti pranon të gjithë këto të punësuar në institucione të ndryshme. Gjitjhsesi sdo të kemi parasysh nivelin e arsimimit, shkollimin e tyre, vendndodhjen e tyre. Janë diku mes 1300-1330 maksimum njerëz të cilët janë të punësuar në sistem politik, por që qëndrojnë në shtëpi”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.
Grubi theksoi se 1300 të punësuarit nuk kanë qëndruar në shtëpi për faj të tyre, por për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryhme, të cilat përfundimisht janë tejkaluar me ligjin për sistematizim.