Situata e nxehtë e përzgjedhjes së kandidatëve, Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit: Ju mbani përgjegjësi për ata që zgjidhni, bëni Vetting

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka dërguar letër krerëve të partive politike, kryeministrit Edi Rama, kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe kreut të PD Lulzim Basha, në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Në letrën e saj nisur liderëve të partive politike Kim u ka kërkuar që të jenë të përgjegjshëm në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit.

“Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit”, thuhet ndër të tjera në letrën e Kim.

Ambasadorja iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe kualifikim vetëm për ata që respektojnë votuesit.

Kjo letër vjen në një kohë kur partitë ziejnë për përzgjedhjen e listave dhe ka debate të forta në lidhje me seleksionimin e kandidatëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu