S’ka marrëveshje: Kurti, LDK s’i pranoi ofertat e mia, në Kuvend shkojmë pa koalicion (VIDEO)

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka konfimuar dështimin e arritjes së marrëveshjes me Lidhjen Demoktatike të Kosovës. Në mesazhin për qytetarët e Kosovës.

Kurti ka tregar detaje të ofertës së fundit që Vetëvendosja i ka bërë LDK’së, dhe që kjo e fundit e ka refuzuar. Ai ka thënë se nesër në Kuvend do të shkojnë pa ndonjë marrëveshje.

“Nesër në Kuendin e Kosovës do të shkojmë pa arritjen e marrëveshjes, pasiqë nuk arritëm t’i ndajmë përgjegjësit me LDK’në të cilat ia ofruam ne”, thotë kurti në një video të publikuar në Facebook.

Në këtë ofertë thuhet se VV’së, pasi që si parti e parë i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, e LDK’së nënkryetari i dytë, dy partitë le të bëjnë rokadën midis këtyre posteve.

“Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VV’ja. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VV’jady nënkryetarë të Kuvendit”, bëjnë të ditur nga VV’ja.

Gjithashtu, Kurti ka kërkuar që çështja e presidentit të lihet për më vonë. Mirëpo, nëse këta insistojnë në këtë post, të ju shtohet një ministri e ajo të jetë MPB’ja.

“Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK’së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK’ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!”, ka bërë të ditur Kurti.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu