Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të Kryesisë Qendrore ku kanë diskutuar për pikat që do t’i prezentohen partnerit nga partitë maqedonase për krijimi e qeverisë së re të Maqedonisë.
VMRO-DPMNE është kundërpërgjigjur për pikat që i numëroi BDI si kushte për qeverinë e re.
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, Integrimi në BE dhe NATO janë kushtet e BDI-së.
Nga VMRO-DPMNE thonë ”Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë unitetin e Maqedonisë, të mbrojmë Kushtetutën tonë, të mbrojmë Marrëveshjen e Ohrit, të mbrojmë marrëveshjen e Përzhinos dhe duke u bazuar në premtimet tona në fushatë për këto zgjedhje, VMRO-DPMNE dhe koalicioni për ”Maqedoni më të mirë” asesi nuk do të bisedojë e as nuk do të lejojë që këto kërkesa të bëhen realitet në Maqedoni.” janë decid nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.
E në ndërkohë arriti edhe reagimi i BDI-së.
“Përdorimi i gjuhës shqipe në perputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, të barabartë me gjuhën maqedonase, e bënë shoqerinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme duke përmbyllur në këtë menyrë obligimet normative nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit. Sundimi i së drejtës në vend ështe obligim i të gjitha partive politike dhe paraqet parakusht për vijim të rrugës EuroAtlantike”, thanë nga BDI
Reformimi i sistemit gjyqësor, transparenca dhe rishqyrtimi i proceseve të kontestuara gjyqësore janë detyrim i domosdoshëm për ta rikthyer besimin e qytetarëve në sistem.
“Qysh nga fillimi i krizës politike në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim ka insistuar në përmbyllje transparente të procesit nëpermjet të zbardhjes së tërësishme të skandalit të përgjimeve dhe bartjes së përgjegjesisë. BDI mbetet e përkushtuar për një shoqëri kohezive, të barabartë dhe të integruar në komunitetin euroatlantik dhe fton palët që mе përgjegjësi historike ti qasen proceseve mе të cilat po ballafaqohet vendi dhe rajoni duke vlerësuar në mënyrë racionale dhe jo të nxitur nga emocionet”, përfundon reagimi i BDI. /Flaka