Skandal, blenë bileta, i shitën shkallët (FOTO)

Zhurma e madhe mediatike duket se rriti shumë pritshmerinë e publikut shqiptar i cili mezi po e priste ndeshjen e mbrëmshme me Francën.

Emocionet për stadiumin e ri, mbajtën peshë tifozët që të ngjyer kuq e zi pushtuan rrugët e Tiranës. Por nuk u desh shumë që gjithë ai hov të zbehej dhe të fillonin të dilnin në dritë cenet e para të gjithë kësaj “mrekullie” miliona euroshe.

Në redaksinë e Albeu.com, një tifoz ka zbuluar një të vërtetë shumë të shëmtuar.

Ai ka sjellë me fotografi biletat që ka blerë për ndeshjen të cilat ishin në rreshtin A dhe në vendet 33, 34, 35, 36, 37, 38 dhe 39.
Por kur kanë shkuar në stadium ata janë përplasur me një skandal të hidhur.

Ndenjëset kanë qenë deri në numrin 29, çka sipas rregullit i linte ata të uleshin nëpër shkallë. Të ballafaquar me stafin, tifozët kanë marrë përgjigjen aspak korrekte se biletat janë shitur para se të vendosen numrat nëpër ndenjëse, përgjigje që prapë se prapë nuk ka zgjidhur gjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu