SKANDAL/ Kameramani i TV21 dhe një fotoreporter mbahen 6 orë në polici, lirohen pas intervenimit të ndërkombëtarëve (VIDEO)

Kameramani i Televizionit 21 Ibrahim Mahmuti dhe fotoreporteri i Indeksonline nga Kosova janë mbajtur për më shumë se 6 orë në stacionin policor, transmeton InfoShqip.

Arsyeja e mbajtjes ka qenë dyshimi se në seancën gjyqsore për rastin Kumanova kanë fotografuar dhe gjiruar gjykatësen e rastit.

Edhe pse në pamjet e marra nuk ka pasur një gjë të tillë, ata përsëri janë marrë në pyetje dhe janë mbajtur të mbyllur për 6 orë.

Siç theksoi kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, policia ndërroi mendimin, pasi që ka reaguar faktori ndërkombtar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu