Skandal: Ministri Arjanit Hoxha, 5.000 euro për larjen e veturës (DOKUMENT)

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Arjanit Hoxha ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje për larjen dhe pastrimin e veturave zyrtare.

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga News33, Hoxha ka paraparë që të harxhojë 354.000.00 denarë për pastrimin e veturës së ministrisë, njofton News33.

Sipas marrëveshjes, larja e thjeshtë e një veture do të kushtojë 200 denarë së bashku me TVSH-në.

Për tu habitur është fakti se si ministri Hoxha ka gjetur këtë shumë parashë, 354 mijë denarë për larjen e veturave në momentet kur bujqit në RMV janë gjithnjë e më të zëshëm se nuk po u vlerësohet duhani me çmimin që u është vlerësuar viteve të kaluara.

Në një prononcim për News33 kreu i shoqatës së duhan prodhuesve të Studenicanit Xhevat Sali tha se ministry Hoxha po i legjitimon dhe forcon disa kriminel Brenda MBP-së. (Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë).

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu