Skandal në Karposh: Pronari nuk e largoi makinën, punëtorët u detyruan të asfaltojnë rreth saj

Në një situatë aspak të zakonshme në lagjen Karposh të Shkupit, një automjet ka mbetur i parkuar në rrugë edhe gjatë punimeve për asfaltimin.

Edhe pse punëtorët kanë nisur asfaltimin e rrugës, pronari i automjetit nuk e ka larguar makinën. Për pasojë, ekipet e asfaltimit janë detyruar të punojnë rreth automjetit, duke lënë pjesën poshtë tij pa asfalt.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët pyesin se si është e mundur që një automjet të mbetet në mes të rrugës gjatë punimeve të asfaltimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu