Skandal në Shkup: Arrestohet profesori i shkollës së mesme, dyshohet se ngacmonte një nxënëse

Një profesor i një shkolle të mesme në Shkup është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare.

Sipas informacioneve nga policia, më 9 mars 2026 rreth orës 17:30, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup kanë privuar nga liria një 52-vjeçar nga Shkupi, i cili punon si mësimdhënës në një shkollë të mesme në komunën Qendër.

Arrestimi është bërë pas një kallëzimi paraprak, sipas të cilit në periudhën nga 25 shkurt deri më 2 mars 2026 ai dyshohet se e ka ngacmuar nxënësen dhe i ka kërkuar të kenë marrëdhënie seksuale.

Nga policia bëjnë të ditur se pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj të dyshuarit./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu