Skandal në Tiranë, qëllohet me vezë Erion Veliaj (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pritur me protesta ditën e sotme para nisjes së takimit me artistët, ku po diskutohet për prishjen dhe rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Kanë qenë të rinjtë e Partisë Demokratike ata që i janë afruar dhe e kanë qëlluar atë me vezë. Veza i ka kaluar shumë pranë Velisë, por nuk ka mundur ta kapë atë.

Kryebashkiaku është shmangur me lezet dhe ka hyrë brenda godinës ku po mbahet takimi,për të shmangur situata të tjera, ndërsa personat që i rrinin pranë janë munduar të largojnë djalin që e goditi.

Qellohet me veze Erion Veliaj on Vidnews.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu