Skandali për Kryeprokuroren, si vodhi Taulant Balla 8 vota nga opozita

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme morri 69 vota, por vetëm nga faktet e zbuluara deri më tani, atë e kanë votuar vetëm 61 deputetë të PS-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, sipas Syri.net nuk ka vjedhur vetëm një kartë nga tavolinat e opozitës ndërkohë që deputetët e saj ishin grumbulluar pranë podiumit ku qëndron qeveria, por plot 8-të të tilla.

Pavarësisht nga kjo, akti i rëndë i deputetit Balla e bën procesin e votimit të Arta Markut në këtë pozicion të rëndësishëm, krejtësisht të pavlefshëm.

Kjo pasi kartat elektronike janë si kartat ‘ID’ dhe pas votimit rezulton emri i deputetëve të opozitës, të cilët në ato momente gjendeshin pranë foltores.

Njëkohësisht akti i vjedhjes së kartave elektronike nga ana e Taulant Balla përbën, edhe një vepër penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu