Prokuroria Speciale Publike ka lajmëruar se do të publikohen përgjime të reja në rrjetet sociale, ndërsa mbrëmë në “Facebook” janë publikuar disa materiale biseda të liderit të opozitës Menduh Thaçi me gazetaren Olivera Trajkovska.
Bëhet fjalë për tre biseda të cilat janë inçizuar para zgjedhjeve të kaluara në mënyrë të jashtëligjshme.
Lidhur me këtë, PSP nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim.