SKANDALOZE/ Deputeti katolik provokon rëndë myslimanët (FOTO-LAJM)

Histeria ndaj myslimanëve me indicie pretendimin se dje u mbulua busti i Skëndërbeut po merr përmasa të rrezikshme.

Ndërkohë që gjatë ditës djeshme nuk kanë munguar komentet anti-kombëtare tashmë fyerja ka kaluar në nivele të tjera, përtej vulgut të rrjetevs sociale.

Është deputeti Eduart Ndocaj ai që ka hedhur një foto tejet provokuese ndaj besimtarëve myslimanë duke vendosur një kryq në vend të shpatës së Skëndërbeut, e cila shoqërohet edhe me shënimin:

Gjergji bekoi ne shesh popullin e ti ne emër te zotit Jezukrisht AMEN.
Gjergji i madhërishëm dhe fuqiplote, atleti i Jezu Krishtit. Bekoi te gjithë shpirtrat e përulur para tij, mbreti i shqiptareve dhe mbrojtësi i njerëzimit nga djalli sulltan me hordhitë e tij. Ai ju tregoi rrugën e gjere ku kishin humbur, rrugën e te pareve te tyre me origjine te krishtere, rrugën e Zotit. I bekoi edhe me ujin e bashkisë se Veliajt. I pa harruar është mbreti i shqiptareve Gjergj Kastrioti! Shkoni ne paqe bijtë e mi“.

Në fotot që dolën më pas rezultoi që busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ishte mbuluar, por gjuha e përdorur nga qarqe të caktuara duket se ka një qëllim tjetër, atë të nxitjes së përçarjes fetare në vend, e cila do të ishte fundi i këtij kombi./Albeu


1 Koment

  1. Ky peson nuk meriton ta përfaqësoj elktoratin e tij që e kan zgjedhë dhe me siguri se e kan votue qytetarët e të gjitha fevave në njësin zgjdhore në shqipëri .Prandaj në mledhjen e par të Kuvendit duhet të diskutohet për kët marri që e ka bër deputeti përmndir ma lartë.Skenderbeu , Gjrgjë Kastrioti është i të gjith shqiptarve dhe jo vetëm i një feje -krishtërimit .Turpë dhe siç thojnë turqit jazëk, marrëzi e madhe e deputeitit.
    Kisha me shpreh edhe një mendim se në pluralizëm po zgjedhen edhe person që në kushte një demokracije normale kurrr nuk ishin zgjedhlë Kjo vlen për të gjitha shtetete sih Jugosllavis dhe Shqipëris .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu