Skandaloze, gazetarët serbë ofendojnë shqiptarët para bustit të Skënderbeut (FOTO)

Gazetarët serbë kanë bërë një gjest ofendues për shqiptarët gjatë vizitës së tyre në Shqipëri si pjesë e delegacionit të skuadrës së Partizanit. Gazetarët e “Kurir” kanë realizuar një foto pranë bustit të Skënderbeut në kryeqytet.

Në foto ata kanë ngritur tre gishtat lartë, të cilët simbolizojnë luftën e çetnikëve serbë ndaj shqiptarëve. Akoma më i rëndë është publikimi i kësaj fotoje në gazetën Kombëtare “Kurir”, pasi kjo është edhe më ofenduese për popullin tonë.

A është kjo një hakmarrje e serbëve për dronin e ngritur në Beograd?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu