Skandaloze, Greqia vjen deri në Karaburun: Gazetari grek zbulon tradhtinë Rama-Bushati (FOTO)

Ndërkohë që në Shqipëri, aparati propagandistik i qeverisë po përpiqet që ta “harrojë” marrëveshjen e detit me Greqinë, mediat helene janë duke i kushtuar një vëmendje të madhe, asaj që ata e quajnë “sukses të padiskutueshëm të qeverisë Cipras”, siç është zgjerimi i ujërave territoriale në detin Jon me Shqipërinë dhe në Mesdhe me Egjiptin, raporton Albeu.com.

Përmes një shkrimi të gazetarit Sotiris Sideris të publikuar dje tek Omeganews.gr, zbulohet korniza e marrëveshjes së detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, të cilën gazetari në fjalë nuk druhet ta quajë “marrëveshja për zgjerimin e ujerave territoriale në detin Jon”.

Shkrimi nis kështu: “Qeveria ka bërë gati dokumentet për marrëveshjen që parashikon zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë në detin Jon me Shqipërinë dhe në Mesdhe, në jug-lindje të Kretës me Egjiptin.

Ndërkohë, Turqia e ka bërë situatën de facto dhe ka specifika të tjera në ishujt e Egjeut. Natyrisht, problemi më shumë se teknik duket të jetë politik për shkak të specifikave në Greqi dhe Shqipëri, ku për çështjen e detit ka shumë rezistencë”.

Më pas gazetari vijon: “Burime të mirëinformuara bëjnë me dije se edhe pse çdo gjë është gati ka një humbje kohe sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes së zgjerimit të ujërave territoriale të Greqisë me Tiranën. Madje është paradoks, por edhe nëse nënshkruhet ajo, ekziston frika që marrëveshja mund të kthehet mbrapsht sërish nga Gjykata Kushtetuese.

Sa i përket lëshimeve që ka bërë Shqipëria në këtë marrëveshje, gazeta greke shkruan: “Qeveria greke i ka njohur Shqipërisë të drejtën për ta cilësuar si gji të brendshëm Gjirin e Sarandës, për të marrë si të mirëqënë cilësimin e ishullit Othonoi si pikë skajore të Greqisë”.

Në lidhje me këtë duhet shpjeguar se të gjitha konventat ndërkombëtare për marrëveshjen e ujërave i lejojnë shteteve që të shpallin gjiret e tyre si gji të brendshëm dhe ky nuk është një lëshim që Greqia i ka bërë Shqipërisë, por një e drejtë e plotë pavarësisht se qeveria shqiptare përmes këtij truku i ka dhënë dorë të lirë Greqisë në Jon duke na i sjellë ujërat territoriale greke fiks përballë Karaburunit (shiko hartën sipër).

Më poshtë, pjesë nga shkrimi mbi marrëveshjen e detit Greqi-Shqipëri

Me Shqipërinë, gjithçka e mbyllur

Qeveria e sotme (qeveria greke sh.r) ia arritur me vendosmëri që ta menaxhojë shumë mirë zgjerimin e ujërave territoriale greke në detin Jon ndaj Shqipërisë dhe kjo do të përfshihet në marrëveshjen për delimitimin e ujërave territoriale. Por, nënshkrimi i marrëveshjes ka ngecur për shkak të situatës politike në Shqipëri. Pyetja që shtrohet është nëse Greqia do të zgjedhë të zgjerojë ujërat territoriale në mënyrë të njëanshme edhe pa dakordësinë e Shqipërisë apo do të vijojë të presë? /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu