Skandaloze: Në Maqedoni tregtarët e morën kilogramin e limonit 35 denarë ndërsa e shitën me çmim 180 denarë

Qeveria në seancën e sotme vendosi që të ndalojë rritjen e çmimeve të limonit, portokajve, mandarinave shkaku i tregëtarve që kishin rritur çmimet e frutave të jugut, ku çmimi i limonit u rrit drastikisht dhe arriti 180 denarë për kilogram, deklaruan nga Ministria e Ekonomisë, shkruan InfoShqip.com

Kjo ngrirje e çmimeve do të zgjasë deri më 30 Prill të këtij viti. Ky vendim vjen si pasojë e keqpërdorimit të gjendjes së jashtzakonshme e cila ka ardhur si shkak i virusit COVID-19 të cilën tregtarët e shohin si mënyrë përfitimi.

Ky vendim vjen që të rregullojë edhe gjendjen e tregtarëve që të ketë blerje më shumë me qëllim që edhe të kthehet çmimi në nivel normal. Dënimet për ato tregtarë që do i thyejnë vendimet e qeverisë lëvizin nga 5 mijë euro poashtu edhe dënim me burg në përputhje me nenin 205 dhe 206 i Kodit Penal.

Vendimi do hyjë në fuqi menjëherë sa të shpallet në “Gazetën Zyrtare”./InfoShqip.com


1 Koment

  1. Hypni hypni qmimet
    Shfrytezoheni rastin
    E lus Zotin qeto Njerz tregtar pedera qe e shfrytzojn rastin te pasurohen ne Ket moment koronavirus, E lus zotin qe ktyne tju bjen Koronavirusi me tan familjen e masanej Ai vet ne tdel te blen limona 180 denar KG
    Ishalla o Zot sabahi se zen at shits e bohet me koronavirus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu