Skandaloze: “Shuplakat e porositura” shtyhet për shtator, gjykatsja nuk din se ku ka përfunduar rasti

Gjykatësja Tatjana Mihajllova nuk  e dinte se ku ka përfunduar lënda “Shuplakat e porositura” ku i dyshuar kryesor është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ku për pasojë e shtyu seancën për më 28 shtator.

Lënda për rastin sipas gjykatëses është në Gjykatën e Apelacionit, por lënda në fakt është në Gjykatën Supreme, transmeton InfoShqip.

Ndërkohë në seancën e kaluar prokuroret Fatime Fetai dhe Katica Janeva u gjobitën me nga 2 mijë euro për mungesë respekti ndaj gjykatës ku prokuroret u ankuan për këtë vendim.

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi llogari nga gjykatësja përse është dashur ta dërgojë gjithë lëndën në gjykatë kur ka mundur ta dërgojë vetëm procesverbalin në të cilin duket qartë se kush ka ofenduar dhe çfarë ka ofenduar.

Fetai tha se kanë kërkuar sqarim për këtë gjë, por nuk kanë marrë përgjigje./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu