Skandaloze: Trump ndërpret traditën e mbajtjes së iftarin në Shtëpinë e Bardhë

Pas iftarit të parë të mbajtur në vitin 1805, Shtëpia e Bardhë pati filluar një traditë vjetore nga viti 1996, kur atëherë zonja e parë Hillary Klinton filloi çdo vit në shtëpinë e kryetarit të SHBA-ve të festojë muajin e Ramazanit përmes organizimit të një iftari.

Qeveria e Donald Trupm nuk ka organizuar iftar për të shënuar përfundimin e muajit të Ramazanit, duke ndërprerë një traditë 200 vjeçare, shkruan InfoShqip.

Sipas informatave administrata ka punuar me muaj për të bërë organizimin e iftarit që nuk u mbajt.

Muslimanët Amerikan ndoshta kanë shpresuar që të mbahet iftari në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, si simbol i bashkimit pas rritjes së krimit ndërfetar, në nivelin më të lartë nga viti 2001. Trump ka qenë i kritikuar ashpër për propozimin e tij për të ndaluar hyrjen në SHBA për të gjithë muslimanët, dhe për urdhërin e tij ekzekutiv për ndalimin e përkohshëm të emigrimit dhe pranim refugjatësh nga shtatë shtete me shumicë muslimane. Urdhëri më vonë u çfuqizua nga gjyqi federa./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu