SKANDALOZE/ Visar Ganiu poshtëron flamurin kombëtar për t’iu vardisur maqedonasve

Kandidati i BDI-së për Komunën e Çairit Visar Ganiu nuk po zgjedh mjete për të zbutur humbjen e 17 tetorit. Në një tubim në lagje maqedonase të Çairit, Ganiu ka poshtëruar flamurin kombëtar, duke marrë me vete një flamur të madh maqedonas, ndërsa flamurin kombëtar me përmasa të vogla e ka fshehur në një kënd. Gjithë këtë poshtërim të flamurit kombëtar, Visar Ganiu e bën për një grusht votash maqedonasish, të cilët i erdhën në tubim.

Ky skandal i Visar Ganiut me poshtërimin e flamurit kombëtar ka irrituar shqiptarët e Çairit, të cilët vazhdojnë ta braktisin BDI-në. Ata thonë se vardisjet e BDI-së për pushtet nuk kanë fund dhe pyesin se çfarë tjetër është i gatshëm të bëjë Ganiu për të përfituar 10 vota maqedonase, aq sa ishin prezent në këtë tubim.

Ndryshe, të gjitha sondazhet serioze thonë se Ganiu e ka shumë të vështirë mandatin e dytë në Çair, edhe për shkak të premtimeve të shkelura dhe dështimit në mandatin e tij të parë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu