S’kanë fund telashet, Johnson tani nën presion për takimin e fshehtë me ish-agjentin e KGB-së

Duket se telashet nuk kanë fund për Boris Johnson, ndërkohë që ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë.

Ai ka zbuluar së fundmi se është takuar me ish-agjentin e KGB-së, Alexander Lebedev në kulmin e rastit të helmimit me agjent nervor Novichok në Salisbury. Sipas Laburistëve të opozitës kjo përbën një “shkelje serioze të sigurisë”.

Yvette Cooper e përshkroi takimin midis Sekretarit të Jashtëm të atëhershëm Boris Johnson dhe Lebedev si “të paimagjinueshëm” duke pasur parasysh kohën pas një sulmi kimik në tokën britanike.

Gjatë paraqitjes së tij para një komisioni parlamentar të mërkurën, Johnson pranoi për herë të parë se ishte takuar me oligarkun rus pa zyrtarë të pranishëm në prill të vitit 2018.

Presioni është rritur që atëherë mbi kryeministrin për të shpjeguar natyrën e këtij takimi, i cili u zhvillua menjëherë pas një takimi të NATO-s se si t’i përgjigjet Kremlinit.

Duke folur për Sky News sot, Cooper tha: “Ne nuk e dimë se çfarë ndodhi në atë takim, as nuk e dimë nëse kryeministri në të vërtetë zbuloi se do të kishte një takim apo u tha zyrtarëve më pas. Është thjesht e paimagjinueshme që në një kohë kur kishim një sulm kimik në tokën britanike që ishte aq serioz sa thirrëm një takim të NATO-s se si t’i përgjigjemi Rusisë, Sekretari i Jashtëm do të takohet me një ish-agjent të KGB-së, dikë që ai që atëherë është sanksionuar nga Kanadaja për lidhje të ngushta me presidentin Putin.

Takimi në atë kohë tregon një mospërfillje të papërgjegjshme për rreziqet e sigurisë kombëtare. Ne duhet të dimë faktet e asaj që ndodhi dhe pse ai ishte kaq i papërgjegjshëm ndaj sigurisë sonë kombëtare gjatë asaj kohe”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu