Skenari i Gruevskit pas rivotimit në Tearcë

Rivotimi i së djelës në Tearcë, pavarësisht rezultateve mund të sjellë një skenarë të ri – mos pranimin e rezultateve nga VMRO-DPMNE, tensione si dhe numër të ri të deputetëve, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Analistët vlerësojnë se kjo situatë nuk do të zgjasë shumë dhe se partitë politike sërish do të uljen të bisedojnë modalitetet për formimin e qeverisë.

Analisti, Alajdin Demimit thotë se ky skenarë është përgatitur gjatë nga partia e cila udhëhiqet nga Nikolla Gruevski.

“Nga koha kur filloi të mos e respektoj Prokurorinë Speciale, që është një nga organet juridike jashtë kontrollit të tij, u pa tendenca e tij. Tash zgjedhjet nuk i pranon, gjegjësisht e pranon vetëm atë që i mundëson vazhdimin e mandatit”, theksoi Demiri për makdenes.

Pritjet e tij janë se, gjatë kësaj periudhe partia e Gruevski do të tentoj të organizojë sa më shumë protesta dhe në këtë mënyrë, sic thekson ai ta bllokoj funskionimin e institucioneve.  Sipas Demirit, mos njohja e rezultatet do të komplikoj dhe thelloj krizën politike në vend.

Profesori Bashkim Selmani thotë se ndërhyrja e faktorit ndërkombëtarë duhet të jetë e drejtëpërdrejtë pasiqë hapi tjetër i Gruevskit është mospranimi i zgjedhjeve.

“Në momentin që s’pranon zgjedhjet, kjo shpie në konflikt dhe kjo neve na shqetëson. VMRO ka zgjedhur rrugën e gabuar. Dhe kjo rrugë që është zgjedhur tash në këtë mënyrë dhe me këto qëndrime ju garantoj që do ta dëmtojë jo vetëm neve por pikërisht edhe ardhëmrinë në përgjithësi…. Pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtarë drejtëpërsëdrejti, sepse këto nuk edukohen as njëra palë as tjetra, pse ne duhet të humbim vazhdimisht. Po të ketë edhe zgjedhje të tjera përsëri do të ketë situata të njëjta sepse janë të njëjtët aktorë”, deklaron Selmani./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu