‘Skënderbeu’ dhe ‘Adem Jashari’ flet skulptori që realizoi veprat: Askush nuk i ka prerë kërthizën, apo nuk e ka tundur në djep Skënderbeun

Bustit të Skënderbeut vendosur në sheshin e Prizrenit në 28 nëntor iu vunë disa epitete nga opinion publik. “Skënderbeu ka harruar kalin”, “Skënderbeu slim”, “Skulpturë e shpifur” etj, ishin disa prej më dominueseve në rrjetet sociale.

Autori i kësaj vepre, është skulptori nga Prizreni Sinan Aliaj, i cili, është po ashtu edhe autori i bustit të Adem Jasharit për të cilin po ashtu komentet në rrjetet sociale nuk kanë të mbaruar.

Vetë autori i këtyre dy veprave, Sinan Aliaj ka folur për median, duke hedhur poshtë gjithë komentet, e deklaroi se secili autor e sheh sikurse di veprën e vet. Atij iu deshën 6 muaj për ta përfunduar Skënderbeun me qafën e gjatë të vendosur në qendër të Prizrenit, dhe thotë se është shumë i kënaqur.

“Vetë e kam punuar. Skulptura asnjëherë nuk finalizohet, por duhet ta dijë skulptori se ku dhe kur të ndalet. Një vepër arti i dedikohet shoqërisë me qëllimin dhe mundësinë që secili të krijojë përshtypjen e vet, andaj nuk i ndërhyj kujt në perceptimin e vet, arti është i lirë”, tha ai duke iu referuar komenteve negative për veprën e vet.

Dhe më pas ironizon gjithë komentuesit.

“Unë nuk e kam idenë se cfarë pritshmërie kanë pasur të tjerët, sepse mesa di unë, askush prej nesh nuk ia kemi prerë kërthizën e as nuk e kemi përkundur në djep Skënderbeun” tha ai.

E mandej, për të treguar sesi mund ta shohin edhe të tjerët veprën dhe mënyrën sesi e konceptojnë, bëri një krahasim dukshëm ironik me tattoo të Dafina Zeqirit.

Dikujt mund ti dalë punë edhe me tatutë e Dafina Zeqirit edhe pse asaj i shkojnë bukur”, komentoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu