Skënderbeu për të cilin kanë nevojë shqiptarët

Dikur shqiptarët kishin nevojë për një Skënderbe me shpatë, tani ata kanë nevojë për një Skënderbe pa shpatë për t’iu kundërvënë klisheve të përftuara nga politika. Pavarësisht se bëhet fjalë për personalitetin shqiptar më së shumti të dokumentuar në letërsinë dhe publicistikën europiane, shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë për një Skënderbe të pamitizuar. E kjo figurë nuk mund të vlerësohet sipas standardeve të sotme morale.

Me këto thirrje e konsiderata u përshkuan kumtesat e prurjet e reja në simpoziumin shkencor “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në dokumente të panjohura arkivore të vendeve të huaja”, me rastin e 552vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit kombëtar shqiptar. I organizuar nga kolegji “Iliria” në mjediset e hotelit.

“Grand”, konferenca e mbajtur të premten ka pasur në sfond albumin historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të autorit Eqrem Zenelaj, i botuar dy vjet më parë. Në mbi 130 faqe të librit janë përfshirë ekstrakte veprash të ndryshme për Skënderbeun ashtu sikundër edhe portrete, gravura e paraqitje të ndryshme të tij.

Si shkas për hulumtime është bërë edhe viti i lindjes së Skënderbeut, i cili, sipas Zenelajt, nuk është vendosur përfundimisht. Vramendje e mëdyshje prej Julius Piskos e deri te Paganeli e Hummeri nëse prijësi i arbërve lindi më 1404, 1406 apo 1414. Strategu i themeleve të shtetndërtimit, shkruan koha ditore.
Strategu i themeleve të shtetndërtimit

Në fjalën e tij gjatë hapjes së sipmoziumit, presidenti i kolegjit ‘Iliria’, Mixhait Reçi ka përshëndetur pjesëmarrësit teksa ka vlerësuar rëndësinë e trajtimit të periudhës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

“Ky simpozium i kushtohet edhe përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, aty ku u vu gurthemeli i shtetit shqiptar, por edhe I luftës për liri. Epoka e Skënderbeut është e njohur, por jo në ato përmasa sa të mos organizohen simpoziume”, ka thënë Reçi.

“Edhe analiza e këtij simpoziumi do të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj periudhe të ladishme të popullit shqiptar. Të bëmat e Skënderbeut dhe Besëlidhja e Lezhës janë gjithmonë aktuale për kombin”.

NJë fjale të shkurtër mbajti edhe imzot Don Lush Gjergji, i cili ka thënë se Skënderbeu i dha një impuls të ri shpirtit arbëror.

“Sot po e ndërtojmë njeriun, I cili jo vetëm që e mbrojti shpirtin arbëror, por edhe i dha impulse të reja afërsisë mes principtave arbërore. Ai diti ta gjente mënyrën se si të bashkëpunonte me miq e aleatë”, tha Gjergji.

Në simpozum foli edhe studiuesi Eduard Caka, në mungesë të rektorit të Institutit Albanologjik të Tiranës.

“Me vjen mirë që kemi rastin të mblidhemi sërish e të sjellim kontribue për strategun brilliant, mburojën e qytetërimit europian dhe themeluesin e shtetit të fortë të Arbërit, atij që për 25 vjet bëri të pamundurën”, ishin fjalët e Marenglen Velit, rektorit të Institutit Albanologjik të Tiranës, që i sjelli studiusi Caka.

Sipas tij, për shumë kohë Skënderbeu ishte emblemë e shqiptarëve qe punoi për paqen, njësoj si edhe emblemë tjetër shqiptare e paqes, Nëna Terezë.

Ai tutje tha se gjatë vitit 2018, i cili ishte shpallur edhe Viti i Skënderbeut, është hartuar projekti për nxjerrjen në dritë të 30 titujve pëe heroin kombëtar ashtu si edhe vëllime të ndryshme dokumentare nga Papati e Raguza.

Bashkuesi i shqiptarëve

I pari që hapi siparin e simpoziumit ishte studiuesi Eqrem Zenelaj, që ka shpalosur disa nga zbulimet e reja gjatë hulumtimeve të tij arkivore. Ka thënë se I ka rënë në fije një kronikë arabe, e cila ishte përkthyer në gjermanisht në vitin 1680 nga Loschke.

Është shkruar nga një agjnt arab në pallatin mbretëror në Adrianopjë. Aty flitet mes të tjerash edhe për një lidhje dashurie mes Skënderbeut dhe Maria Brankoviqit që mbahje peng në oborrin e sulltanit”, tha Zenelaj.
Në vijim ai ka shpalosur edhe prurje të tjera nga libri i tij, përfshirë edhe disa tabelagjenalogjike mbi të parët e Skendërbeut, si dhe përshkrime të kohës për pamjen fizike të heroit.

Për Skendërbeun po flasin jo historianët

Në paraqitjen e radhës, historian Muhamet Mala, ka vlerësuar se me Skënderbeun shqiptarëve iu kthye nami e madhështia e tyre si mburojës të qytetërimit europian. Sipas tij është lënë në duart e atyre që nuk kanë vokacionin e historianit.

“ Trajtime të tilla janë në niel të diskutimeve të çarshisë, duke u nisur nga paragjykimet fetare. Ata e nxjerrin Skënderbeun nga konteksti kohor dhe e vlerësojnë me dioptrinë fetare të këtij shekulli, tha Mala.
Ai tutje tha se shpesh përfshihen edhe marrëdhëniet e sotme të Republikës së Kosovës me Turqinë, por një neoosman ose fetar s’ka pse të ndihet keq, sepse islami asokohe ishte larg nga këto treva.

Me Skënderbeun nisi shkrimi i shqipes

Historiani nga Shkupi ,Skënder Asani, ka vlerësuar se Skënderbeu edhe sot vazhdon t’u flaës Ballkanit e Europës.

“Në planin shqiptar, ai është më shume sesa hero kombëtar. Përtej trajtimeve herë-herë edhe tifozerike, ai eshte pika që unifikon të gjithë shqiptarët. Të ai është edhe Gjergji katolik, por edhe Gjergji ortodoks, si dhe mysliman gjatë kohës sa ishte në oborrin e Sulltanit’’, tha Asani, i cili është drejtori I Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shprtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Asanit shqiptarët tani kanë nevojë për Skënderbeun pa shpatë, me anë të të cilit do të hiqeshin klishetë e krijuar nga politika. Një faktor tjetër që duhet përmendur është se dokumenti i parë shqip, u shkrua nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, mik dhe diplomat I Skënderbeut. Ky fakt dëshmon se shqipja nisi të shkruhej në kohën e Skënderbeut, gjë që flet për karakterin illuminist të epokës së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu