Skenës politike në vend i shtohet edhe një parti politike “Alternativa e Re”

Skenës politike në vend i shtohet edhe “Alternativa e Re”. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sonte do të prezantojë partinë më të re politike në vend “Nova Alternativa” (Alternativa e Re).

Në deklaratën e dhënë për media thuhet “ Promovimi i partisë “Alternativa e Re” ku kryetare pritet të emërohet Danella Arsovska, do të mbahet më datë 17.01.2024 (e mërkurë) në orën 18:00 në sallën “Crystal” Hotel “Continental”.

Në një intervistë televizive më 5 janar, Arsovska tha se ajo ishte duke u përgatitur për themelimin e një partie politike, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse ajo parti pritet të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në maj të këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu