Snopçe: BDI-ja nominoi tani kandidat për president, për të përçarë votën shqiptare

Halil Snopçe nga ASH-ja ky pyetur Kreshnik Bekteshin nga BDI në ClickPlus në TV21 se pse BDI-ja ndryshoi qasje tani, nominoi kandidat shqiptar për president, kur tashmë kandidimin e kishte paralajmëruar Arben Taravari dhe mori mbështetjen e koalicionit opozitar?

Sipas Snopçes, BDI këtë e bëri për dy arsye – një që të përçajë votën shqiptare dhe të mos lejojë Taravarin të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe e arsyeja e dytë – të divorcohet nga LSDM-ja.

“Pse e ndryshoi BDI qasjen këtë herë? Deri para shpalljes së zgjedhjeve BDI çoke ftesë se duhet kandidat konsensual deri para dhjetë ditësh. BDI e ndërroi qasjen pas shpalljes së kandidaturës së Arben Taravarit. E ndërroi strategjinë… Pse e ndërroi strategjinë? Mund të ketë dy arsye – arsyeja e parë është se BDI-ja e hetoi se Arben Taravari do ta ketë mbështetjen e fuqishme të popullatës dhe e pengon kualifikimin e Arben Taravarit në raund të dytë – që të jetë shqiptari i parë që shkon në raund të dytë… Kjo ishte arsyeja e parë – që ta përçajë votën shqiptare. Arsyeja e dytë – divorci nga LSDM-ja. Në dy zgjedhjet paraprake ka qenë i sigurt me LSDM-në dhe tani gjeti një arsye që të divorcohet nga LSDM-ja sepse e di se kandidati i LSDM-së nuk mund të zgjidhet president”, tha Snopçe.

Ndërkaq Bekteshi i ka kujtuar se BDI “në vitin 2014 BDI-ja i ka bojkotuar zgjedhjet presidenciale. Çdo qytetar e di…”, duke përmendur edhe bojkotin që ia bëri ish presidentit, Gjorge Ivanovit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu