Sondazhi i fundit e zbulon! Arben Taravari apo Bujar Osmani, ja kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill, ndërsa disa nga partitë tashmë kanë konfirmuar kandidatët e tyre me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Arben Taravari si kandidat i partive opozitare shqiptare dhe Bujar Osmani si kandidat i BDI-së, janë dy shqiptarët të cilët do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Telegrafi Maqedoni realizoi sondazh me pyetjen “Kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill, në garën për president të Maqedonisë?”, për të parë se cili nga kandidatët shqiptarë është më afër fitores. Sipas këtij sondazhi, Arben Taravari ka një epërsi të madhe ndaj kandidatit tjetër Bujar Osmanit. Në këtë sondazh kanë votuar 1785 persona. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu